Dhoma e Paul Auster ngjason me dhomat tona

 

(   Paul Auster – Travels in the Scriptorium
Pjesa e parë   ) 

Fillimisht, kjo nuk është kritikë që i bëhet këtij libri. Kjo është paralele mes këtij libri të Auster edhe ndjenjës së të qenit i përkthekum në një dhomë të vetme, supozojmë të bardhë, ku mendimet valëviten e nuk kanë kah të dalin. Dritarja është në lartësi të paarritshme, edhe nëse nuk të jepet mundësia me i shkarravitë mendimet e me e lanë të lirë rrjedhshmërinë e tyre, mundësitë janë që i mbyllë sytë dhe krijesat brenda trurit tënd nisin e ti tmerrojnë grimcat e mendjes.

439964633675954b0722fe06a3afc930

Unë shpesh nuk guxoj të përballem me vetveten, me atë ushqimin që mbetet tepricë në mendjen time kur përfundon kamufllazha e të qenit i lumtur dhe shpërfaqja e kësillojshme para tjerëve. Dhoma, për të cilën sot shkruaj, është e bardhë, dhe mbi secilin objekt është një letër ngjitëse që tregon emrin e objektit. Muri e ka të shkruar MURI, tualeti e ka një letër të bardhë pak centimetërshe mbi të ku shkruan WC, ndërsa dera është po ashtu e përshkruar prej një letre ku shkruan DERA. Skena e tillë më asocon si ajo brenda librit.

Çka nëse në një mëngjes, si prej qielli, të bie të pikësh në një dhomë ku nuk ka shpirt njeriu,  me disa objekte dhe me zorrët gati për ti përplasur në tokë? Përballja me veten është shpesh si me vjellë me zor, diçka që të sillet moti në stomakun e sheshtë por që herë e mbytë me lëng molle e herë ndoshta, me dashje, me sendwich të pulës. E me u përballë me veten është çka Austeri e detyron personazhin e tij. Ai vjellë fjalët, vjellë veten, vjellë dhe më pas mendon se dikush e ka helmuar.

breathtaking-all-white-room-to-furniture-gallery

Çka nëse asnjëherë në jetë nuk  ke menduar se mund ti shkruash dy fjalë mbi veten, mbi kohën kur fustanin e gjyshes ta fërfëlloi nëna se iu duk shumë picpillak, ose mbi kohën kur aerokremi ka rënë më pak mbi pallaqinka sesa mbi teshat tua, ose kur ke bërë seks në hapësirë ku nuk bëhet ose mbi momentin kur e ke kuptuar se je përballë alivanosjes e i tërë tregimi i jetës të fashitet. Kadareja e thotë diku në një libër të tij se është për gjynah që njerëzit, jo shkrimtarët, por njerëzit e rëndomtë, shkruajnë kaq pak. Austeri e detyron personazhin e tij të shkruajë. Të shkruajë që të mbijetojë, të gënjejë por të mos ndjehet i gënjyer. Problemi me ne sot, e që Austeri në këtë libër na e sjellë si okolla okolla, është se ka autorë që i përkasin elitës, ka autorë që janë zëra të ndryshkur që çlirojnë të tjerët, dhe ka autorë që janë njerëz prej mishi e gjaku që nuk kanë emër e pretendim Nobeli por çlirojnë veten. Vetvetja, është, para së gjithash, fondamenti për ta gjetur aparatin që i vë në funksion organet, zemrën, mëlçinë. Aura e Austerit është shumë mistike në këtë libër.

Prapë, këta rreshta nuk janë si përkthim i librit të Austerit. Scriptorium, është fjalë për hapësirën e të shkruarit. Që ta godasësh inatin brenda vetes duhet gjetur, atëherë, këtë hapësirë ku nuk jetëzohet askush pos konstruktit tënd trupor. Mund të jetë dhomë e bardhë, si kjo e imja, ose çmendinë, ose dhomë e çerdheve të fëmijës, ose institut letërsie ose shkence, përderisa nuk ka asnjë fuqi komuniste që të detyron të mos jesh në plotfuqi me veten. Heshtjet janë të ndryshme, njëjtë siç ka thënë Foucault, dhe heshtja që kërkon shpirti është heshtja pas të qenit mirë.

photo-1446057468532-87b7525217d6

Një burrë i vjetër, në një dhomë, e gjen veten me një penis gjigant, me njerëz që hynë e dalin dhe i cili në kfillje e sipër e kupton që po e lexon një libër që pak kohë më parë e ka shkruar. Ja, ky është libri i përkthyer në një pasazh të vogël.

Austeri na kërkon të mos tjetërsohemi, të mos kërkojmë ngulmësisht të përshtatemi me, rrënjësisht, çuditërinë e mendimit që nuk është vetjak. Leximi i librit në fjalë më bën të kuptoj shumë gjëra.

Unë, pra, ti ose secili në këtë rast, jemi në kërkim të operimit me laps ose me duar. Pyetjet që e mundojnë personazhin te Austeri, na mundojnë edhe neve. Nuk i falet askujt të jetë i pa shkruar, kur më vonë kërkon të lexosh diçka nga dora jote, diçka mbi ty në një botë tjetër, që nëse mungon, është veç gjynah.

Leave a comment