Shkarkoje librin ‘Kosova në 14 tregime kulturore’

Libri final per web (1)

“Kosova në 14 tregime kulturore” është një përmbledhje e teksteve
gazetareske shkruar nga Arbër Selmani, nga muaji mars 2019 deri
në gusht 2019.

Tekstet janë realizuar në gjuhën shqipe dhe angleze, në këtë libër do
t’i gjeni vetëm ato në gjuhën shqipe. Libri u realizua si pjesë e
projektit/grantit “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur,
hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e
shprehjes në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Zyra e Bashkimit
Evropian në Kosovë dhe implementuar nga BIRN – Rrjeti Ballkanik i
Gazetarisë Hulumtuese dhe AGK – Asociacioni i Gazetarëve të
Kosovës.

Si një prej përfituesve të grantit, gazetari Arbër Selmani ka depërtuar
në tregime të ndryshme kulturore, prej Anton Çettës e deri te
Hamami i Prizrenit, prej Istref Begollit e deri te Muzeu Etnologjik në
Prishtinë. Këto katërmbëdhjetë tregime dhe rrëfime përmbajnë njerëz
të fateve të ndryshme, që shënuan dhe ende shënojnë kulturën dhe
artin shqiptar. Ata janë pak, për të përfshirë të gjithë do të duheshin
libra të tërë, që nuk do të pushojnë së shkruari.

5 thoughts on “Shkarkoje librin ‘Kosova në 14 tregime kulturore’

    1. Fata, faleminderit per mesazhin. Ne keto dite eshte e pamundur me u taku e me ta sjelle librin, megjithate lexoje ne versionin online e se shpejti shihemi dhe ta sjell nje kopje. Libri nuk eshte ne shitje. Arbri

    1. Rijad, pershendetje. Momentalisht jane harxhu te gjitha kopjet e librit, dhe nuk eshte koha me e ribotu shkaku i virusit. Se shpejti e ribotoj librin, dhe me deshire ta dergoj librin, por per momentin mundesh me e lexu keshtu ose me e printu ne ndonje fotokopje qe ta kesh ma lehte me e lexu. Shpresoj qe te ka pelqy libri, Arbri.

Leave a comment